E ardhmja e Gianluigi Buffonit është e gjitha për t’u vendosur, duke nisur pikësëpari nga dëshira e vetë portierit 43-vjeçar, por edhe nga oferta e çmendur (siç e ka deklaruar vetë italiani) që ai pret, ndonëse një e tillë duket se i ka ardhur tashmë, njofton Insajderi.
Por, çdo ditë që kalon horizonti pasurohet me risi të tjera dhe e fundit që vjen nga Spanjë është thjesht bombastike.
Sipas burimeve të “DonDiario”, 43 vjeçari është në bisedime për t’u transferuar në Madrid, konkretisht te Reali për të pasur rolin e zëvendësit të titullarit Thibo Courtois, duke qenë se ukrainasi 22 vjeçar, Andrij Lunin, kërkon një aventurë si i parë diku tjetër.
Kjo ofertë pa dyshim që josh shumë Buffonin, duke parë se është çdo vit favorit për të tentuar Ligën e Kampioneve. /Insajderi.com