Napoli gjen zëvendësuesin e Gattusos, Sergio Conceicao caktohet në krye të pankinës

Napoli gjen zëvendësuesin e Gattusos, Sergio Conceicao caktohet në krye të pankinës

Napoli mbeti jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe menjëherë pas barazimit me Veronën, presidenti Aurelio De Laurentiis, njoftoi shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattuso, njofton Insajderi.

Megjithatë të kaltrit nuk kanë vonuar shumë dhe kanë gjetur menjëherë timonierin e ri. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, De Laurentiis ka zgjedhur trajnerin e Portos, Sergio Conceicao, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, duke thënë se akordi mes palëve është arritur dhe portugezi do të jetë trajneri i Napolit për sezonin tjetër. Në orët ose ditët në vijim, pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga klubi napolitan, ku do zbulohen edhe detajet e marrëveshjes. /Insajderi.com