Sulmuesi i Chievos, Sergio Pellissier, i ka dhënë lamtumirë skuadrës italiane pas 20 viteve karrierë të kaluara tek skuadra veroneze, njofton Insajderi.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Pellissier sqaroi se nuk ishte vendim i lehtë, por falënderoi tifozët dhe klubin për gjithçka kishin bërë për të këto vite.
Pellissier u bashkua me skuadrën në vitin 2000 duke mos u larguar më nga skuadra veroneze, edhe pse me shumë ulje dhe ngritje dhe rënie nga kategoria, 42 vjeçari ishte gjithmonë aty në ndihmë të skuadrës duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Në 2019 u tërhoqe për të punuar si menaxher i skuadrës, por disa mosmarrëveshje me drejtuesit e kanë detyruar të largohet dhe nga klubi.
Pellissier gjatë 19 viteve karrierë si sulmues me Chievon arriti të shënonte 139 gola, duke u bërë problem për shumë mbrojtës në Serinë A. /Insajderi.com