Australia ka njoftuar se do ta mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin Afganistan, Kabul të Premten, ndërsa tërheqja e trupave ndërkombëtare vazhdon.
Në një deklaratë, Canberra foli për “një mjedis gjithnjë e më të pasigurt” në vend, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Ai tha se diplomatët australianë do të vizitonin Afganistanin rregullisht – por do të vendoseshin diku tjetër në rajon.
Ekziston frika se tërheqja e forcës së NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zhysë Afganistanin përsëri në një luftë të shkallës së plotë.
Në Prill, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se trupat amerikane do të largoheshin deri më 11 Shtator, pas 20 vjet përfshirje ushtarake në Afganistan. “Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës,” tha Biden .
Të paktën dy mijë e 500 trupa amerikane janë pjesë e misionit afgan të NATO-s.
Gjatë dy viteve të fundit, Australia ka zvogëluar numrin e trupave të saj në Afganistan nga më shumë se një mijë e 500 në rreth 80.
Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë kohët e fundit se Talibanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të ulur dhunën në Afganistan./Insajderi.com