Kosova pa Majlinda Kelmendin e Loriana Kukën në Botërorin e xhudos

Kosova pa Majlinda Kelmendin e Loriana Kukën në Botërorin e xhudos

Pjesëmarrja e Kosovës në Botërorin e xhudos do të jetë pa Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën, njofton Insajderi.

Kosova nuk do të përfaqësohet nga dyshja e rëndësishme në këtë sport, meqë Kelmendi e Kuka janë përqendruar në përgatitjet për Lojërat Olimpike.

Botërori që do të organizohet në Budapest të Hungarisë, do të mbahet nga data 6 deri më 13 qershor.

Kosova në këtë botëror do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë, Nora Gjakovën deri 57 kilogramë, Flaka Loxhën deri 57 kilogramë, Laura Fazliun deri 63 kilogramë dhe Akil Gjakovën në kategorinë deri 73 kilogramë. /Insajderi.com