Evakuohen mijëra banorë në Australi, cikloni ‘Debbie’ po afrohet

Evakuohen mijëra banorë në Australi, cikloni ‘Debbie’ po afrohet

Rreth 25 mijë banorë të Queensland në verilindje të Australisë janë evakuuar urdhëruar pasi cikloni tropikal “Debbie” po i afrohet tokës, duke sjellë me vete erëra të fuqishme dhe reshje shiu të shumta.

“Debbie” është paraparë të kalojë nga kategoria e tretë në kategori të katërt në përllogaritjen e fuqisë së ciklonit,  para se ai të arrijë në tokë, pranë qytetit të Ayr të martën në mëngjes sipas kohës lokale, shkruan BBC.

Po ashtu është parashikuar që si pasojë e këtij cikloni të ketë përmbytje dhe stuhi të mëdha.

E para e Queensland, Annastacia Palaszczuk ka thënë se disa banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre, derisa Policia ka shkuar derë më derë në një përpjekje të fundit për t’i siguruar ata.

Cikloni “Debbie” është më i madhi që pritet të godasë Queensland pas atij Yasi që e kishte goditur këtë vend në vitin 2011, duke lënë pasoja shumë të mëdha. /Insajderi.com