Vetëm pak ditë më parë Napoli zyrtarizoi ndërprerjen e marrëveshjes me trajnerin Gennaro Gattuso pas bashkëpunimit prej një viti e gjysmë me ish-mesfushorin e Milanit, njofton Insajderi.
Ky i fundit nuk ka vonuar dhe si duket ka gjetur skuadrën e tij të re. Siç raportojnë mediat italiane, Gattuso do të ulet në stolin e Fiorentinës sezonin tjetër.
Marrëveshja është mbyllur në bazën e dy milionë eurove në sezon dhe për Gattuson do të jetë një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi.
Ndër të tjera, Gattuso ka kërkuar investime të rëndësishme në skuadër dhe kushti i tij i vetëm është që klubi mos të shesë bazën e skuadrës, që për Rinon është sulmuesi serb Dushan Vlahoviç. /Insajderi.com