Një lajm bombë ka ardhur nga Italia, teksa Roma po mendon transferimin e sulmuesit të Real Madrid, Eden Hazard, njofton Insajderi.
Belgu zhvilloi një sezon katastrofë tek madrilenët ku dëmtimet e shumta e kushtëzuan të luante minuta të pakta. Por, me afrimin e Mourinhos, pronarët e Romës, Friedkin po kërkojnë të bëjnë dhe një ose dy blerje të bujshme për të rritur cilësinë e skuadrës.
Një ndër të zgjedhurit e pronarëve amerikan është Eden Hazard, por ky nuk do të jetë një operacion i thjeshtë. 30 vjeçari mund të afrohej në formën e huazimit dhe Roma do të paguante pagën e tij rreth 15 milionë euro në sezon, ose mund të ketë dhe një marrëveshje me Realin për kompensimin e një pjese të pagës së sulmuesit belg.
Hazard do të ribashkohej përsëri me Mourinhon, pas dy viteve të kaluar së bashku kur portugezi drejtonte Chelsean në vitet 2013-2015. /Insajderi.com