Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, Eric Dier dhe Dele Alli mbeten jashtë

Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, Eric Dier dhe Dele Alli mbeten jashtë

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar ditën e sotme listën provizore të futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e “3 Luanëve” në Kampionatin Europian që do të mbahet këtë verë, njofton Insajderi.

Tekniku Gareth Southgate ka menduar ta bazojë skuadrën e tij tek talentet e shumtë që ka Anglia, ndërkohë ka rikthyer ekip mbrojtësin anësor të Liverpoolit, Trent Alexander Arnold, i cili mungoi në ndeshjen eliminatore për shkak dëmtimi.

Në listë nuk mungojnë yje si Harry Kane, Rashford, John Stones, Sterling, dhe talente si Bellingham, Greenwood, Mount dhe Declan Rice, ndërkohë mbrojtësi i Tottenhamit, Eric Dier dhe mesfushori Dele Alli nuk janë grumbulluar pas një sezoni negativ me “spurs”. /Insajderi.com