Shoqata e Gastronomëve ka protestuar para Qeverise së Kosovës, duke kërkuar lirimin e masave antiCOVID, shkruan Insajderi.
Ata kanë ironizuar me sloganet e partive politike që garuan në zgjedhje e fundit .Në pankartën e tyre shkruhej “Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomet”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi”.
Përfaqësues të kësaj shoqate kërkuan që të lejohen të punojnë sallat e dasmave, lokalet e natës, pishinat dhe veprimtari të tjera.
Kryetari i gastronomeve, Petrit Kllokoqi, ka thënë së deri me tani nuk kanë pranuar asnjë ndihmë nga qeveria dhe se nëse nuk lirohen masat në javën e ardhshme ata do t’i hapin lokalet vetë.
“Ky shtet nuk ka kapacitet, vetëm kjo verë mund të na shpëtojë. Kërkojmë që nga qershori të hapen pishinat, dasmat e lokalet e natës. Nëse ju nuk na çelni derën, derën do ta çelim vet”, ka thënë Kllokoqi./Insajderi.com./Insajderi.com