Challandes publikon listën e lojtarëve për miqësoret e Kosovës të muajit qershor

Challandes publikon listën e lojtarëve për miqësoret e Kosovës të muajit qershor

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore të Kosovës gjatë muajit qershor, njofton Insajderi.

Në listë gjenden edhe emra të rinjë, që nuk ishin grumbulluar më parë, por ka nga ata të cilët vetëm kohën e fundit kanë pranuar ftesën e Kosovës.

Ndeshjen e parë miqësore, Kosova e zhvillon me 1 qershor në “Fadil Vokrri” kundër reprezentacionit simpatik të San Marinos, teksa pas tre ditësh, me 4 qershor udhëton në Austri për t’u përballur me Maltën.

Në njoftimin nga FFK-ja thuhet se stërvitja e parë e “dardanëve” është paraparë të zhvillohet të premten në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Lista e lojtarëve të ftuar:

Portierë: Samir Ujkani, Arijanet Muric, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Destan Bajselmani.

Mesfushorë: Bashkim Ajdini, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Besar Halimi, Idriz Voca, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Milot Rashica, Zymer Bytyqi.

Sulmues: Lirim Kastrati, Valmir Sulejmani, Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Astrit Selmani.

/Insajderi.com