Arbnor Muçolli vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer në Danimarkë, aty ku është pjesë e skuadrës së Vejles, njofton Insajderi.
Talenti 21 vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, në barazim 2-2 ndaj Lyngby. Muçolli shënoi në minutën e 25-të golin e parë të ndeshjes, teksa festoi me shqiponjë.
Ky është goli i katër sezonal për Muçollin, i cili gjithashtu ka regjistruar edhe dy asiste në 26 ndeshje të zhvilluara.
Vejle ndodhet në fazën e “play out”-it pas 32 javëve kampionat, por ka arritur të sigurojë mbijetesën, pasi ndodhen 12 pikë larg Lyngby që renditet në vendin e 11-të. /Insajderi.com