“Për t’u kthyer në normalitet ekonomik, Kosovës i duhen dy vite, anipse pritet që kjo të ndodhë në vitin 2022”.
Kështu deklaroi kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, i cili tha se këtë vit pritet të ketë rritje ekonomike, “por kjo varet nga sektori privat”.
Sipas tij, nëse Kosova ofron paketë investive dhe siguri ligjore, atëherë do të tërheqë investitorë serioz.
“Këtë vit nuk presim që të ketë rënie ekonomike sepse trendi është që do të ketë rritje ekonomike, vetëm nëse ndodh ndonjë mbyllje e re që jam shumë skeptik se mund të ndodhë po sa do të jetë rritja ekonomikë ajo nuk varet komplet nga sektori privat. Sektori privat ka një dinamizëm këtë vit sidomos sektori i prodhimit, eksportet janë duke shënuar rritje që është një rritje e shëndoshë ekonomike”, pohoi Panxha në një intervistë për EO./Insajderi.com