Mesfushori i Liverpoolit arrin marrëveshje verbale me Barcelonën

Mesfushori i Liverpoolit arrin marrëveshje verbale me Barcelonën

Mesfushori në largim i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, ka arritur marrëveshje verbale me klubin spanjoll FC Barcelona.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, holandezi kishe paralajmëruar largimin e tij nga “The Reds” qysh nga janari pasi nuk kishte pranuar të nënshkruaj kontratë të re me ta.

30 vjeçari do t’i bashkohet skuadrës spanjolle me parametra zero, pasi në fund të edicionit ai është lojtar i lirë.

Transferimi i tij te Katalanasit do ta bashkonte mesfushorin me ish-trajnerin e tij te ekipi kombëtar i Holandës, Ronald Koeman.

Përveç Wijnaldum, Barcelonës do t’i bashkohet edhe Eric Garcia, Sergio Aguero dhe në bisedime është edhe Memphis Depay. /Insajderi.com