Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar të Shqipërisë

Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar të Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, të mërkurën mbajti konferencë për media, ku ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore kundër Uellsit dhe Republikës Çeke.

Trajneri i Kuq e Zinjëve ka ftuar 25 lojtarë për këto dy ndeshje.

Për herë të parë janë ftuar dy portierët e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Alen Sherri dhe Romero Harizaj.

Ekipi kombëtar do të nis grumbullimet prej ditës së mërkurë, ku do të qëndrojnë deri më 1 qershor në një hotel në Durrës, pastaj do të nisen drej Uellsit për ndeshjen miqësore kundër këtyre të fundit.

Pas kësaj ndeshje do të udhëtojnë drejt Pragës për t’u përballur me Republikën Çeke. /Insajderi.com