Federata e Futbollit të Kosovës të mërkurën ka njoftuar se një talent i madh ka pranuar të përfaqësojë Kosovën, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për mesfushorin Benjamin Dibranin, i cili aktivizohet te gjigandi bavarez Bayern Munchen.
Ky i fundit ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi.
Me këtë rast Dibrani ka konfirmuar se do të jetë pjesë e “Dardanëve” duke filluar nga ekipi kombëtarë U-19, ndërsa ndër tjerash ka theksuar se ëndrra e tij është që të jap kontributin me Përfaqësuesen A të Kosovës.
Presidenti Ademi i ka uruar mirëseardhje talentit të Bayernit, duke i uruar karrierë sa më të suksesshme.
Benjamin Dibrani është vetëm 17 vjeçar ndërsa është pjesë e skuadrës bavareze që nga viti 2018, ku ka zhvilluar ndeshje të shumta për të rinjtë e Bayernit. /Insajderi.com