Një sulm i armatosur në San Jose të SHBA-së ka rezultuar me viktima të shumta

Një sulm i armatosur në San Jose të SHBA-së ka rezultuar me viktima të shumta

Një sulm i armatosur në qytetin San Jose të Kalifornisë në SHBA ka rezultuar në viktima të shumta, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Clara, Russell Davis, u tha gazetarëve se “ka të plagosur të shumtë dhe shumë viktima në këtë rast”, dhe se hetimi po vazhdon, rfaporton Anadolu Agency (AA).

“Dhe i dyshuari është konfirmuar i vdekur. Unë nuk do të hyj në detaje … por i dyshuari është i vdekur në këtë çast, kështu që siguria publike është e ruajtur në këtë fazë”, tha Davis.

Ai theksoi se më shumë detaje do të zbulohen gjatë një konference shtypi më vonë. /Insajderi.com