Saul kërkon largimin nga Atletico Madrid

Saul kërkon largimin nga Atletico Madrid

Mesfushori spanjoll, Saul Niguez, dëshiron të largohet nga Atletico Madridi për shkak të mungesës së minutazhës gjatë këtij sezoni, njofton Insajderi.

Interesim për 26 vjeçarin ka shprehur Juventusi, të cilët nuk po e shohin problem çmimin e lojtarit.

Problemi i vetëm për “Zonjën e vjetër” është paga prej shtatë milionë euro në sezon.

Interesim për spanjollin kanë shprehur edhe skuadra të njohura evropiane si Bayern Munchen, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Saul që ka kaluar gjithë karrierën e tij të deritanishme te “Los Colchoneros”, duke u futur në ekipin e parë nga akademia, mund të ketë zhvilluar sezonin e tij të fundit me këtë klub, me të cilin edhe u shpallë kampion në La Liga së fundmi. /Insajderi.com