Simone Inzaghi me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Interit. Tekniku italian, edhe pse fillimisht u tha se do të kishte një rinovim me Lazion, duket se ka vendosur t’iu bashkohet zikaltërve, njofton Insajderi.
Së fundmi klubi i Lazios, ka dalë me një deklaratë zyrtare, në lidhje me të ardhmen e trajnerit, ku ndër të tjera shkruan:
“Ne respektojmë rimendimin e një trajneri dhe para së gjithash, të një lojtari që për shumë vite e ka lidhur emrin e tij me familjen Lazios dhe me shumë sukseset bardhekaltër”.
45 vjeçari në orët në vazhdim pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Interin, ku pritet të përfitojë katër milionë euro në sezon. /Insajderi.com