Tri opsionet e Real Madridit për stol

Tri opsionet e Real Madridit për stol

Pasi Zinedine Zidane dha dorëheqje nga pozita e të parit të Real Madridit, klubi madrilien po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij.

Deri tani, Los Blancos në listë ka tre trajnerë, në përbërje me Antonio Conte, Mauricio Pochettino, dhe ish sulmuesi i tyre legjendar tani në postin e të parit të Castillas, Raul Gonzalez.

Pasi qarkulluan lajme se Pochettino ka filluar bisedimet me Tottenham për një rikthim të tij në Londrën Veriore vetëm gjashtë muaj pasi morri detyrën e trajnerit e PSG-së.

Tash garë për argjentinasin është futur edhe klubi mbretëror.

Nga ana tjetër, Antonio Conte, pasi u largua me marrëveshje të dyfishtë nga Interi vetëm pak ditë pasi fitoi scudetton, po shihet si pretendenti kryesor për të fituar këtë pozitë.

Përveç dy teknikëve, në garë për këtë pozitë është edhe ish lojtari i Real Madrid, Raul Gonzalez.

Tekniku i Castillas vazhdon të jetë një opsion tjetër për stolin duke u konsideruar si një “produkt shtëpie” dhe një legjendë që mund të vazhdojë traditën e promovimit të figurave të Real Madridit njejtë sikur Zidane.

Skuadra nga Madridi të enjten njoftoi për shkëputjen e kontratës mes tyre dhe Zinedine Zidane, i cili ka arritur që të fitojë La Ligan nga dy sezonet e fundit prej kur rimori timonin e klubit. /Insajderi.com