Kryeministri i Shqipërisë konfirmon se është tifoz i skuadrës më të trofeshme italiane, Juventus" />

Edi Rama tifozllëk për Juventusin

Edi Rama tifozllëk për Juventusin

Kryeministri i Shqipërisë konfirmon se është tifoz i skuadrës më të trofeshme italiane, Juventus dhe lavdëron futbollistët e gjigantit italian për ndeshjen e zhvilluar ndaj Bayernit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes në mes të kampionit gjerman Bayern Munich dhe atij italian Juventus, Kryeministri shqiptar ka gjetur kohë që të shkruajë disa fjalë për skuadrën e tij të preferuar, e cila ka mbyllur pjesën e parë në “Allianz Arena” në epërsi, 0-2.

“Kjo Juve është një frymëzim për forcën e shpirtit të vërtetë të skuadrës në përpjekjen drejt qëllimit të perbashket! Super sido qe te dale..”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

Me rezultatin momental skuadra e Juventusit kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe mund të eliminoi njërin prej favoritëve kryesor të garës, siç është Bayern Munich. /Insajderi.com