Brentford pas 74 vitesh rikthehet në Premier League

Brentford pas 74 vitesh rikthehet në Premier League

Të shtunën është zhvilluar ndeshja finale e “play-off”-it në Premiershipin anglez mes Brentford City dhe Swansea City, transmeton Insajderi.

Brentford arriti të mposht Swansean me rezultat 2-0, për të sigurur kualifikimin në Premierligë për edicionin e ardhshëm.

“The bees” janë skuadra e tretë që do të inkuadrohen sezonin e ardhshëm në ligën angleze, pas Watford dhe Norwich.

Ata do të sigurojnë pjesmarrjen në ligën A të Anglisë për herë të parë që nga viti 1947, dhe do të jenë  skuadra e 50-të që sigurojnë pjesmarrjen./Insajderi.com