Chelsea stoliset për të dytën herë me trofeun e Champions League, mposht Cityn në finale

Chelsea stoliset për të dytën herë me trofeun e Champions League, mposht Cityn në finale

Chelsea ka arritur të fitoj finalen e Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt me rezultat minimal 1-0, transmeton Insajderi.

Qysh në minutat e parë të takimit, skuadra e Guardiolës u tregua më dominuese, por gradualisht londinezët arritën të marrin kontrollin e lojës.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Mason Mount asistoi për Kai Havertz, për t’i dhënë epërsinë minimale skuadrës nga Londra.

Në pjesën e dytë City u treguan shumë dominues me posedim të topit, por jo edhe me raste konkrete.

“Blutë” nga ana tjetër mundoheshin të siguronin trofeun përmes kundërsulmeve por nuk arritën t’i konkretizonin në gol ato.

Kështu ndeshja u mbyll me rezultat minimal 1-0 në të mirë të londinezëve.

Ky është trofeu i dytë i Ligës së Kampionëve për ekipin e Tuchel, të parin e kishin fiturar në vitin 2012 në një përballje gjermano-angleze, kundër Bayern Munchen, pas penalltive./Insajderi.com