Liverpool do të shes 11 futbollistë, përfshirë edhe Shaqirin

Liverpool do të shes 11 futbollistë, përfshirë edhe Shaqirin

Skuadra angleze, Liverpool do të nxjerrë në shitje 11 futbollistë, përfshirë edhe futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, transmeton Insajderi.

“Liverpool Echo” ka raportuar se nga “Anfield”, pritet të nxirren në shitje Marco Grujic, Divock Origi, Harry Wilson, Takumi Minamino, Taiwo Awoniyi, Loris Karius, Ben Woodburn dhe Xherdan Shaqiri.

“The Reds” planifikojnë të mbledhin së paku 80 milionë euro nga shitja e këtyre lojtarëve, të cilat pastaj do të përdoren për ta përforcuar skuadrën me transferime të reja.

Kujtojmë që nga skuadra angleze do të largohet edhe mesfushori Georgino Wijnaldum si lojtarë i lirë. /Insajderi.com