Franca regjistron mbi 10 mijë raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Franca regjistron mbi 10 mijë raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 10 mijë raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 71 vdekje nga virusi duke e çuar numrin e viktimave në 109.387.

Ndërsa me 10.675 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.657.572.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 16.847 persona, prej të cilëve 3.028 në kujdes intensiv. Trendi i rënies në këto shifra vazhdon.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 25.315.595, ndërsa 10.742.886 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. /Insajderi.com