Chelsea planifikon kontratën e re për Thiago Silvan

Chelsea planifikon kontratën e re për Thiago Silvan

Pasi fituan Ligën e Kapionëve mbrëmjen e së shtunës, Chelsea janë duke planifikuar t’i ofrojnë kontratë të re mbrojtësit Thiago Silva, transmeton Insajderi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, londinezët do t’i ofrojnë kontratë brazilianit deri në qershor të vitit 2022.

“Blutë” gjithashtu janë duke konsideruar mundësinë të transferojnë edhe një mbrojtës gjatë këtij afati kalimtarë./Insajderi.com