Juventus po përgatit kontratë të re për Dybalan

Juventus po përgatit kontratë të re për Dybalan

Trajneri i ri i Juventusit, Masimiliano Allegri, dëshiron të sigurohet që Paulo Dybala të qëndroi në “Allianz Stadium” përtej vitit 2022, kur edhe i skadon kontrata aktuale, raporton Insajderi.

Tekniku italian është i vendosur ta mbaj argjentinasin në Torino, derisa Dybala është i vendosur të nis bisedimet e reja rreth kontratës.

27 vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, emri i tij ishte përfolur për një transferim jashtë klubit nga Torino.

Sulmuesi argjentinas këtë sezon ka zhvilluar 20 paraqitje me “Zonjën e Vjetër”, derisa ka arritur të shënoi katër gola dhe ka dhuruar tre asisitime./Insajderi.com