Pak ditë më parë u hapën thashetheme se Mourinho po kërkon që të transferojë tek Roma mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, njofton Insajderi.
Mediat italiane pretenduan se Mourinho kishte folur me superlative të mëdha për Xhakën duke e cilësuar 28 vjeçarin si futbollistin më të rëndësishëm tek Arsenali. Por për këtë çështje ka folur dhe vetë Xhaka, i cili për gazetën “Blick” u shpreh:
“Sigurisht, i kam lexuar të gjitha lajmet, por tani unë jam 100% i përqendruar në ekipin kombëtar. Kjo është më e rëndësishme se Arsenali ose thashethemet që po thuhen”, tha fillimisht zvicerani i natyralizuar.
“Kam edhe dy vite kontratë në Londër. Dhe Arsenali e di se çfarë ka marrë prej meje. Kur të vijë koha dhe nëse mundemi do të flasim për një transferim të mundshëm. Sinqerisht nuk kam dëgjuar se çfarë ka thënë Mourinho, por jam krenar”, e mbylli fjalën e tij Granit Xhaka. /Insajderi.com