Nga një sulm me mortajë nga talebanët, së paku shtatë persona kanë humbur jetën

Nga një sulm me mortajë nga talebanët, së paku shtatë persona kanë humbur jetën

Të paktën shtatë civilë e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me mortajë nga talebanët në rajonin Kapisa të Afganistanit, transmeton Insajderi.

Zëdhënësi i Drejtorisë së policisë në Kapisa, Shayeq Shoresh deklaroi se predha e mortajës që u lëshua nga militantët talebanë goditi vendin e dasmës në fshatin Enarcuy në Kapisa, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në sulm humbën jetën 7 civilë ndërsa u plagosën katër të tjerë”, tha Shoresh duke shtuar se në mesin e personave që kanë humbur jetën ka edhe fëmijë.

Talebanët pretendojnë se sulmi me mortajë është kryer nga forcat e sigurisë.

Në njërën anë në vend vazhdojnë punimet për sigurimin e stabilitetit ndërsa në anën tjetër vazhdojnë sulmet.

Sipas qeverisë afgane në vend prej rreth një muaji janë rritur ngjarjet e dhunshme që nga fillimi i tërheqjes së forcave të huaja.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të Afganistanit (UNAMA) njoftoi se në tremujorin e parë të vitit 2021 në Afganistan janë vrarë 573 civilë. /Insajderi.com