Zyrtarizohet rikthimi i Thierry Henry te Belgjika

Zyrtarizohet rikthimi i Thierry Henry te Belgjika

Thierry Henry është rikthyer edhe zyrtarisht te Kombëtarja e Belgjikës, transmeton Insajderi.

Menxheri i ekipit belg, Roberto Martinez i ka besuar sërish legjendës së Arsenalit, duke e rikthyer sërish në stafin e tij për kampionatin evropian që do të mbahet këtë vit.

Henry do të jetë në stafin e trajnerit si ndihmës i tij, derisa para më shumë se tre muajsh po drejtonte skuadrën nga MLS, Montreal Impact.

Por, me arsyetimin se kishte disa punë familjare, francezi dha dorëheqje duke u rikthyer tani te belgët.

Belgët po përgatiten për Kampionatin Evropian që fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik./Insajderi.com