Barcelona zyrtarizon transferimin e Sergio Agueros

Barcelona zyrtarizon transferimin e Sergio Agueros

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Sergio Agueros si lojtar i lirë, pasi argjentinasit i kishte skaduar kontrata aktuale me Manchester City.

Aguero ishte pjesë e skuadrës angleze që nga viti 2011 ku u transferua nga Atletico Madridi për 40 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe 32 vjeçari zhvilloi 275 paraqitje dhe arriti të shënojë 184 gola.

Sulmuesi do të mbetet në kujtesën e tifozëve të Cityt për golin e shënuar në sekondat e fundit të takimit kundër QPR në vitin 2011, gol ky që i siguroi titullin e Premier League për herë të parë në histori të klubit./insajderi.com