Zyrtare: “Copa America” do të zhvillohet në Brazil

Zyrtare: “Copa America” do të zhvillohet në Brazil

Kompeticioni më i madh latino-amerikan për shtete “Copa America” do të zhvillohet në Brazil, njofton Insajderi.

Ky kompeticion ishte planifikuar të zhvillohej në Argjentinë, por për shkak të situatës së rënduar me Covid-19, është zhvendosur në Brazil.

Mbi 77 mijë persona kanë vdekur në Argjentinë që nga shpërthimi i pandemisë, por javëve të fundit infeksionet janë rritur dukshëm – duke ndikuar që “Copa Ameriikca” të mos zhvillohet në vendlindjen e Diego Armando Marada e Lionel Messit.

Dhjetë kombëtare nga Amerika Jugore synojnë ta fitojnë trofeun kontinental – katër vite më parë atë e fitoi Brazili për herë të nëntë. /Insajderi.com