Donnarumma shpallet portieri i vitit në Serie A

Donnarumma shpallet portieri i vitit në Serie A

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është shpallur portieri i vitit në Serie A, transmeton Insajderi.

Italiani ka zhvilluar 48 paraqitje për rossonerët në të gjitha garat, ku ka pësuar 54 gola, dhe ka mbajtur portën e pa prekur 15 herë.

Përformaca e tij ka ndikuar që rossonerët të sigurojnë kualifikimin në Champions League pas shtatë viteve.

Por, Milan mund të mbetet pa gardianin e saj – pasi ekipe të mëdha kanë shprehur interesim për të që ta transferojnë në këtë markato. /Insajderi.com