Kombëtarja zvicrane të hënën ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për EURO2020, transmeton Insajderi.
Në mesin e 26 lojtarëve të ftuar janë edhe tre shqiptarët e përhershëm në kombëtare, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Por, jashtë kësaj liste ka mbetur edhe shqiptari që dikur i kishte thënë “Po”, përfaqësueses kosovare, Andi Zeqiri.
21-vjeçari ishte i ftuar nga selektori Vladimir Petkovic, për ndeshjet e fundit miqësore të Zvicrës./insajderi.com