Hazard ua konfirmon bashkëlojtarëve se do të rikthehet te Chelsea

Hazard ua konfirmon bashkëlojtarëve se do të rikthehet te Chelsea

Aventura e Eden Hazard te Real Madrid nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të menduar, pasi belgu më shumë ka qenë i lënduar se sa ka pasur ndeshje të zhvilluara, transmeton Insajderi.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, thuhet se Hazard u ka bërë me dije bashkëlojtarëve të tij te Los Blancos se e do rikthimin në Londër.

Edhe pse “blutë” janë të stërmbushur me sulmues anësorë, ai ende beson se mund të zërë vend në formacionin startues.

Me Zinedine Zidanen e larguar, raportohet se ekipi londinez pritet t’i ofrojë 13 herë fituesit të Ligës së Kampioëve një shumë prej 40 milion euro për transferimin e tij.

30 vjeçari ka zhvilluar vetëm 14 paraqitje me madrilienët, duke arritur të shënojë tri gola dhe të dhuroi dy asistime./insajderi.com