Real Madrid shqyrton rikthimin e Carlo Ancelottit

Real Madrid shqyrton rikthimin e Carlo Ancelottit

Emrat si Mauricio Pochettino, Antonio Conte dhe Raul, janë duke u përfolur që të marrin pozitën e të parit të Real Madridit, transmeton Insajderi.

Sipas mediave spanjolle, kësaj liste së fundmi i është bashkuar edhe trajneri i tanishëm i Evertonit, Carlo Ancelotti.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, beson se tekniku italian mund të rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”.

61-vjeçari ishte trajneri i skuadrës spanjolle nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Gjatë kësaj periudhe ai fitoi katër trofe me madrilienët, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve./insajderi.com