Donjeta Sadiku udhëton drejt Parisit, dëshiron pjesëmarrjen në Olimpiadë

Donjeta Sadiku udhëton drejt Parisit, dëshiron pjesëmarrjen në Olimpiadë

Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku, të martën do të udhëtojë drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, transmeton Insajderi.

Bokseria nga Kosova do të fillojë këtë fazë kualifikuese me ndeshjen e parë kundër Agnesa Lexiussion nga Suedia.

Selektori Besim Brahimi beson se Donjeta është në formë të mirë dhe pa problem do ta kalojë pengesën e parë kundër boksieres suedeze.

Sadiku do t’i ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Së paku 10 garues kosovarë e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në “Tokyo 2020”, duke përfshirë gjashtë garues që kanë fituar normën olimpike, ndërsa katër prej tyre kanë marrë ftesë për pjesmarrje në garën më të madhe të sportit./insajderi.com