Arrestohen pesë persona pasi përdhunuan një 14-vjeçare në Belgjikë

Arrestohen pesë persona pasi përdhunuan një 14-vjeçare në Belgjikë

Janë arrestuar pesë persona, përfshirë tre të mitur, pasi pretendohet se përdhunuan një vajzë 14-vjeçare në Ghent të Belgjikës, transmeton Insajderi.

E mitura më pas vrau veten, katër ditë pas sulmit ndaj saj.

Sipas CNN, vajza u përdhunua në varrezat e Westerbegraafplaats në Ghentm pasi u mor vesh për t’u takuar me një mik.

Vajzës më pas iu afruan edhe katër persona të tjerë që bënin fotografi derisa e dhunonin seksualisht, thuhet tutje në raport.

Sipas raportit, policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit përmes imazheve të publikuara.

Ministri belg i drejtësisë, Vincent van Quickenborne, shprehu reagimin e tij përmes rrjetit social Twitter.

“E tmerrshme. Asnjë fjalë për të. Mendja ime është me familjen dhe miqtë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe hetimi po vazhdon. Drejtësia duhet dhe do të arrihet”, shkroi ministri belg./insajderi.com