Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, ka njoftuar se do të penzionohet nga futbolli aktiv, transmeton Insajderi.
Tevez ka kontratë me klubin argjentinas edhe për gjashtë muaj, por ka vendosur të penzionohet nga futbolli pasi u shpreh se nuk ka më asgjë për të dhënë si futbollist.
“Al Apache” komunikoi vendimin për të lënë futbollin pas vuajtjes për babain e tij adoptues, i cili humbi jetën nga COVID-19.
37 vjeçari e nisi karrierën si futbollist profesionist në Boca Juniors në vitin 2001, ndërsa ka luajtur për klube të njohura evropiane si Manchester United, Manchester City e Juventus./insajderi.com