Klubi gjerman, Dortmund, ka vendosur çmimin për sulmuesin e tyre, Erling Haaland, transmeton Insajderi.
Sipas gazetës “AS”, verdh e zinjët i kanë vendosur çmimin prej 200 milion eurosh sulmuesit tyre senzacional.
Paraqitjet tejet të mira dhe numri i madh i golave të shënuar nga Haaland, ka bërë që norvegjezi të jetë i kërkuar nga skuadrat më të njohura evropiane.
Manchester City, Manchester United, Chelsea së bashku me Real Madrid janë vetëm disa nga ekipet që janë në kërkim të shërbimeve të tij.
Megjithatë klubi gjerman është i vendosur ta mbaj lojtarin në “Signal Iduna Park”, dhe vetëm një shifër e lartë do ta largonte 20 vjeçarin nga Gjermania.
Sulmuesi i talentuar norvegjez ka shënuar 41 gola këtë edicion në po aq ndeshje, dhe ka dhuruar 12 asistime./insajderi.com