Mposhtet në gjysëmfinale Distria Krasniqi, lufton për medaljen e bronztë

Mposhtet në gjysëmfinale Distria Krasniqi, lufton për medaljen e bronztë

Distria Krasniqi do të luftojë për medaljen e bronztë në kampionatin botërorë “Budapest 2021”, njofton Insajderi.

Distria e nisi mirë kampionatin duke kaluar dy raunde pa ndeshje, ndërsa i fitoi dy të tjera në vazhdim.

Xhudistja nga Peja, në 1/8 e finales mposhti rusen Sabina Giliazova me “Waza-ari”.

Ndërsa në çerekfinale mposhti spanjollen Laura Martinez.

Në gjysëmfinale Krasniqi ishte e pafatë pasi u mposht nga japonezja, Natsumi Tsunoda, duke mbetur në garë për medalien e bronztë.

Xhudistja kosovare tani do të përballet me mongolianen, Urantsetseg Munkhbat, për vendin e tretë në këtë garë./insajderi.com