Australia dhe Tajvani përballen me shpërthime të reja të COVID-19

Australia dhe Tajvani përballen me shpërthime të reja të COVID-19

Tajvani dhe Australia kanë bërë të ditura masat e reja me qëllim të kontrollimit të shpërthimeve të reja të Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Qeveria tajlandeze, ka deklaruar se ky vend do të zgjasë zbatimin e masave kufizuese deri më 28 qershor dhe shkollat do të mbesin të mbyllura deri në kohën e pushimeve verore, shkruan ‘Reuters’.

“Tajvani është përballur me rritje të numrit të rasteve, andaj organizimet janë ndaluar dhe studentët do të ndjekin mësimet online”, është thënë në këtë artikull.

Qeveria në këtë vend ka raportuar 11,298 raste prej shpërthimit të pandemisë dhe 260 viktima.

Mirëpo zyrtarët janë të shqetësuar për variantet e reja, ndërkohë që vetëm 3 për qind e popullsisë është vaksinuar, dhe atë kryesisht vetëm me një dozë.

Ndërkohë Viktoria në Australi ka raportuar më 7 qershor rritjen më të madhe të rasteve lokale brenda një jave.

Autoritetet po tentojnë të gjurmojnë burimin e variantit Delta, që është identifikuar te të infektuarit./Insajderi.com