Zvicra do të mbajë referendum për ndalimin e pesticideve

Zvicra do të mbajë referendum për ndalimin e pesticideve

Zvicra mund të bëhet vendi i parë evropian që ndalon pesticidet artificiale në një referendum që pritet të mbahet më 13 qershor, transmeton Insajderi.

Mbështetësit e iniciativës shpresojnë që kjo nismë të shërbejë edhe si nxitje për vendet e tjera, shkruan ‘Euronews’.

“Aktivistët janë shprehur se produktet artificiale shkaktojnë probleme serioze shëndetësore dhe ulin biodiversitetin. Por nga ana tjetër prodhuesit thonë se pesticidet e tyre janë testuar dhe mund të përdoren në mënyrë të sigurt”, ka shkruar kjo media.

Një iniciativë tjetër që do të votohet në të njëjtën ditë synon të përmirësojë cilësinë e ujit dhe ushqimit të pijshëm në Zvicër duke ndaluar subvencionet direkte për fermerët që përdorin pesticide artificiale dhe antibiotikë në bagëti.

“Një sondazh i fundit tregoi se 48 për qind e votuesve favorizuan iniciativën e ujit të pijshëm dhe 49 për qind mbështetën ndalimin e pesticideve” është shkruar më tej.

Nëse miratohet, propozimet u japin fermerëve deri në 10 vjet për të bërë tranzicionin, i cili do të lejojë Zvicrën të bëhet një pioniere në ushqimin organik si dhe një shembull për pjesën tjetër të botës./Insajderi.com