Chelsea fillon kontaktet e para me Haaland

Chelsea fillon kontaktet e para me Haaland

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, është synimi kryesor i Chelseat për këtë afat kalimtar, transmeton Insajderi.

Siç raporton DailyMail, skuadra nga Londra veç ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.

Dortmund janë të gatshëm ta shesin 20 vjeçarin, por kërkojnë një shumë tejet të lartë.

Bëhet e ditur se skuadra gjermane po kërkon 150 milion euro plus bonuset për kartonin e lojtarit.

Trajneri gjerman i bluve, Thomas Thuchel është në kërkim të një sulmuesi, për shkak se sulmuesit e tanishëm në skuadër nuk ishin vendimtar para portës në raste të caktuara.

Marrëveshja mes Haaland dhe Chelseat nuk pritet të jetë aspak e lehtë për shkak se norvegjezi kërkon 300 mijë euro në javë.