Kosova do të përballet me Guinenë në vazhdën e ndeshjeve miqësore para kampionatit evropian, shkruan Insajderi.
Shtatë futbollistë që dikur kanë luajtur apo luajnë në Superligën e Kosovës, do të startojnë kundër Guinesë.
Përfaqësuesja kosovare ka bërë zyrtare formacionin për këtë ndeshje.
Formacioni startues: Bekaj, Domxhoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani, Rrudhani, Broja, Loshaj, Topalli, Hoxha dhe Daku.
Ndërsa formacioni i ekipit kombëtar të Guinesë ende nuk është bërë zyrtar.
Dardanët janë vendas në letër në ndeshjen e cila do të luhet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Arslan Zaki Demirci Spor Kompleksi” në Turqi./insajderi.com