Ka përfunduar pjesa e parë në miqësoren mes Kosovës dhe Guinesë me rezultat 0-0, shkruan Insajderi.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë tu hapur nga të dyja skuadrat, me raste të pakëta shënimi.
Rastin e vetëm serioz për Kosovën e pati, Mirlind Daku, por goditja e tij shkoj në diagonale.
Ndërsa ekipi kombëtar i Guinesë pati dy raste serioze, një herë në minutën e 32-të me Syllan, dhe në sekondat e fundit të pjesës së parë, por që goditja e Ibrahima Contes u prit nga Visar Bekaj.
Duke parë pjesën e parë, në 45 minutëshin e dytë me gjasë do të ketë gol, pasi po zhvillohet lojë e hapur dhe e ashpër./insajderi.com