Përfaqësuesja kosovare ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore përballë Guinesë, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë e kësaj përballje u karakterizua me lojë ta hapur nga të dyja skuadrat, duke mos pasur raste të shumta shënimi.
Pjesa e dytë prodhoj lojë krejtësisht tjetër.
Në këtë pjesë Kombëtarja e Guinesë ishte dukshëm më e mirë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm te “dardanët”.
Ata arritën të shënojnë dy gola bre 10 minutash.
Në minutën e 61-të shënoi Moustapha Kouyate, dhe menjëherë pas 5 minutash përmes penalltisë Jose Kante.
Të përzgjedhurit e Bernard Challandes arritën të shënojnë krejt në fund të takimit përmes Arb Manaj, për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvilloj përballë Gambisë më 10 qershor./insajderi.com