Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka mirëpritur vendimin e Dhomës së Apelit në Hagë, për rikonfirmimin e burgimit të përjetshëm ndaj kriminelit të luftës në Bosnjë, Ratko Mladiq, për burgimin e përjetshëm, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Stoltenberg tha se ky vendim ka qenë i drejtë pasi që Mladiq mori pjesë në krimet e egra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës.
“E mirëpres vendimin final në rastin kundër Ratko Mladiqit për krimet të egra, duke përfshirë Masakrën e Srebrenicës. NATO ndihmoi në përfundimin e dy luftërave etnike në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit, paqes dhe pajtimit në rajon”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Shkalla e dytë ia ka konfirmuar burgimin e përjetshëm Mladiqit. /Insajderi.com