Derisa në SHBA numri i të infektuarve me COVID-19 po raportohet të jetë i ulët, Kirurgu i përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy, ka lëshuar një paralajmërim për ata që ende nuk janë vaksinuar, transmeton Insajderi.
“Ata që nuk janë vaksinuar, janë gjithnjë e më të rrezikuar derisa po zhvillohen gjithnjë e më shumë variante të COVID-19”, shtoi Vivek Murthy Chris Cuomo të mërkurën për “CNN”, duke specifikuar variantin B.1.617.2, ose “Delta”, i cili u identifikuar për herë të parë në Indi.
“Lajmi në lidhje me variantin ‘Delta’ janë vërtet fakti pse është kaq e rëndësishme për ne që të vaksinohemi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai, duke shtuar se variant është më i transmetueshëm dhe potencialisht më i rrezikshëm.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtarë të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në një intervistë për “CNN”, bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar ishte goditur më herët me variantin B.1.1.7, ose “Alpha”, para se infeksionet “Delta” të mbizotëronin.
Derisa SHBA-të janë në rrugë të mirë për vaksinimin e popullsisë, Fauci tha se “ne nuk mund të deklarojmë fitore para kohe sepse ekziston ende një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që nuk janë vaksinuar”.
Numri i vaksinimit në të gjithë SHBA-në po vazhdon me ritëm të pabarabartë.
Të dhënat e fundit të “CDC” tregojnë se tetë shtete kanë vaksinuar më shumë se gjysmën e banorëve të tyre./insajderi.com