Astrit Fazliu dhe KF Drita kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Gjilani përmes rrjetit social “Facebook”.
“Tashme besoj që të gjithë e dinë se çfar klubi është Drita dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar”, shtoi Fazliu pasi nënshkroi kontratën.
33 vjeçari është pjesë e Dritës që nga janari i këtij viti ku u transferua nga skuadra e Feronikelit.